“Delta” mes fëmijëve me virozë? Mjekët pediatër në Lezhë, dyshime pas fluksit në Urgjencë
Mes fluksit të fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore pranë Urgjencës Pediatrike të Lezhës, ka dyshime se ka edhe të prekur me variantin Delta të koronavirusitk
Por kjo mbetet vetëm si dyshim i bluzave të bardha, pasi praninë e virusit e përcaktojnë analiza speficike.
"Mund të ketë variante të virtusit Delta por pa u konfirmuar në laboratoret përkatëse nuk mund të them se janë të tilla."
Deri në 60 fëmijë kërkojnë trajtim çdo ditë pranë Urgjencës Pediatrike, ku sipas mjekëve mbizotërojnë shqetësimet nga virozat e stinës.
"50-60 fëmijë në 24 orë, ka pasur raste që janë paraqitur dhe më tepër. Janë raste të virozave sezonale, nga temperatura e lartë."
Mjekët në vazhdimësi u bëjnë thirrje prindërve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë simptomat e Covid, që në këtë periudhë ngatërrohen me simptomat e një viroze verore.
