“Delta” rrit ndjeshëm numrin e të infektuarve në Shqipëri, 888 raste të reja dhe 3 vdekje në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën pandemike.

Janë kryer 6619 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 888 qytetarë dhe kanë humbur jetën 3 pacientë.

Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki:

254 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë.

Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë.

Ka ndërruar jetë një 40 vjeçar nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra.

Përveç muajit gusht i cili  është i hapur për vaksinimet +18, ministria bën me dije se edhe shtator do të jetë muaj i hapur ku qytetarët kanë mundësi të drejtohen në qendrën më të afërt të vaksinimit.

Statistika (26 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 888
Të shëruar në 24 orë 274
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7725

Testime totale 1,019,885
Raste pozitive 142,253
Raste të shëruara 132,086
Raste Aktive 7681
Humbje jete 2,486
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2900
Shkodër 1322
Vlorë 694
Fier 592
Durrës 527
Lezhë 397
Elbasan 376
Berat 278
Gjirokastër 243
Korçë 156
Kukës 116
Dibër 80