“Fluturojnë" infektimet në Shqipëri/ 921 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit

Një viktimë dhe 921 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 213 raste 93 në Vlorë, 92 në Shkodër, 58 në Durrës, 44 në Kavajë, 39 në Lezhë, 33 në Mat, 31 në Vau i Dejës, 28 në Lushnje, 27 në Fier, 26 në Berat, 21 në Kamëz, 20 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Krujë, nga 14 raste në Elbasan, Peqin, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, 11 në Rrogozhinë, 9 në Gramsh, 7 në Vorë, nga 6 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 5 raste në Librazhd, Poliçan, Korçë, Mallakastër, Has, nga 4 raste në Bulqizë, Cerrik, nga 3 raste në Shijak, Memaliaj, Gjirokastër, Himarë, Divjakë, Patos, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Roskovec, Selenicë, Belsh, nga 1 rast në Skrapar, Maliq, Këlcyrë, Përmet, Delvinë, Klos, Tropojë.

Si pasojë e Covid-19 nuk ka mbetur të mbijetojë  64 vjeçari nga Kruja.

Aktualisht janë 8311 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë. 

Janë shëruar 290 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,376 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         921

Të shëruar në 24 orë       290

Të shtruar në spitale       96

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 6184

Testime totale            1,026,069

Raste pozitive             143,174

Raste të shëruara         132,376

Raste Aktive                    8311

Humbje jete                     2,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3103

Shkodër          1415

Vlorë               778

Fier                  677

Durrës             582

Lezhë              428

Elbasan           379

Berat               289

Gjirokastër       253

Korçë               160

Kukës              130

Dibër                 117