"Fluturojnë" shifrat/ 800 raste të reja me Covid-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Dy viktima dhe 800 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 160 raste 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.

Në krahasim me ditën e djeshme (23 Gusht) ku u regjistruan  397 raste të reja ditën e sotme shihet një dyfishim i rasteve.Aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 90 pacientë.

Janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 800
Të shëruar në 24 orë 157
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 5018

Testime totale 1,005,541
Raste pozitive 140,521
Raste të shëruara 131,608
Raste Aktive 6433
Humbje jete 2,480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2441
Shkodër 1079
Vlorë 600
Fier 525
Durrës 415
Lezhë 320
Elbasan 304
Berat 241
Gjirokastër 195
Korçë 150
Kukës 93
Dibër 70