CDC: S'ka nevojë për dozën e tretë, duhen studime
Varianti "Delta" i koronavirusit vazhdon të jetë sfidë për botën me fuqinë e tij përhapëse, por OBSH-ja dhe tani edhe Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) udhëzon të mos shihet doza e tretë e vaksinës si zgjidhje finale, por vetëm për personat me imunitet të dobët.
Shumica e personave të vaksinuar me dy dozat e vaksinave të aprovuara nga Agjencia Europiane e Barnave janë të mbrojtur nga kovidi-19 dhe nuk u duhet një dozë e tretë përforcuese.
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raportoi se dozat përforcuese nuk janë urgjente për personat që kanë një sistem normal imunitar.
"Disa studime tregojnë se një dozë më tepër e vaksinës mund ta përmirësojë reagimin imunitar kryesisht te personat me sistem imunitar të dobësuar apo me vlera të ulëta antitrupash, siç janë ata që kanë kryer transplante organesh, ose të moshuarit e rrezikuar," sqaruan ekspertët.
Sipas tyre, mbetet detyrë e vetë shteteve të monitorojnë normën e efikasitetit të vaksinës në popullatë teksa kalojnë muajt dhe dyshohet se vaksinat e humbasin efektin ndaj koronavirusit.
Gjermania dhe Franca kanë njoftuar se këtë muaj do fillojnë t'u japin doza përforcuese personave të rrezikuar dhe me imunitetit të dobët për t'i mbrojtur nga varianti Delta.
Procesi vijon edhe në SHBA e Izrael pavarësisht thirrjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se 10 shtete kanë kryer mbi 75 për qind të më shumë se 5 miliardë vaksinave në botë, ndërkohë që vendet më të varfra ende presin të marrin dozat e para.
"Prandaj kam bërë thirrje për moratorium mbi dozat përforcuese, të paktën deri në fund të muajit, që t'i lejojmë vendet më mbrapa të ecin pak më shpejt," përsëriti drejtuesi i OBSH-së.
Mbi 250 milionë apo 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Europian konsiderohen tani imunë ndaj covid-19, me të dyja dozat e vaksinës.
Ekspertët e sëmundjeve infektive në Holandë thanë një ditë më parë se një përqindje e tillë në fillim mendohej se do i siguronte kontinentit imunitet tufe, por duke forcën infektuese disafish më të madhe se më parë të variantit Delta, tani llogaritet se imuniteti i tufës mund të arrihet kur të jenë vaksinuar rreth 85 për qind e njerëzve.
Vaksinat përgjysmojnë rrezikun për 'koronvirusin e gjatë'
2 Shtator, 10:5


