Video/ Brazili arrin fitoren e 7 radhazi. Mund Kilin dhe e pret dueli me Argjentinën

Një Brazil jo shumë brilant arriti të mposhtte Kilin në shtëpi në eliminatoret e zones latine për Kupën e Botës. Me tifozë të rikthyer në stadiume në Kili, vendasit ja bënë të vështirë ndeshjen skuadrës së Tites në një ndeshje shumë të luftuar dhe të ashpër.

Fatin e ndeshjes e vendosi Everton Ribeiro në minutën e 64’ në një aksion ku Neymar dështoi vetëm për vetëm të shënonte dhe topi i rikthyer u godit nga lojtari që shënoi golin e avantazhit dhe të vetmin për këtë duel.

Me këtë sukses, Brazili kryeson bindshëm grupin eliminator me 7 fitore radhazi e me pikë të plota dhe pas tre ditësh e pret dueli i madh, supersfida ndaj Argjentinës pikërisht në shtëpinë e Seleçaos në stadiumin e Corinthians, shkruan Ora News.

Në sfidën tjetër eliminatore, Uruguai nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Bolivinë.