Vasili: Qeveria talibane e Mullah Omar Ramës, do të vazhdoje të rrëmbejë koncesione e tendera
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka krahasuar qeverinë e re të Ramës si qeverinë talibane të Mullah Omarit.
Sipas Vasilit, qeveria e Mullah Omar Ramës do të vazhdojë të rrëmbejë koncesione, do të vazhdoje të rrëmbejë qindra tendera sekrete dhe do të vazhdojë të bëjë rrugë ku kilometri është i më i shtrenjtë se floriri.
Ai shton se Mullah Omari i vërtetë e mori ndëshkimin e merituar dhe u asgjësua pa asnjë mëshirë nga forcat e së mirës, sikurse edhe Rama nuk do ti shpëtojë ndëshkimit.
Vasili: Qeveria talibane e Mullah Omar Rames! Qeveria talibane, e sapo pjelle e Mullah Omar Rames ka vetem nje fraze ne program: "Ne do te vazhdojme zhvatjen, ndersa ju zhdukuni nga Shqiperia". Qeveria e Mullah Omar Rames do te vazhdoje te rrembeje koncesione, do te vazhdoje te rrembeje qindra tendera sekrete, do te vazhdoje te beje rruge ku kilometri eshte i me i shtrenjte se floriri, do te vazhdojne qytetaret te jene ne meshire te fatit ne kulmin e Pandemise, do te vazhdoje te mos kete aspak drejtesi per qytetaret se drejtesia eshte e kapur, do te vazhdoje te rrembehet dhunshem prona publike dhe private, do te vazhdoje qe droga, paraja e piset dhe kriminelet te telekomandojne qeverisjen e Mullah Rames.
Mullah Omar Rama ka vetem nje devize: "Pas meje ne jete jete , gur mbi gure mos mbete". Mullah Omari i vertete e mori ndeshkimin e merituar dhe u asgjesua pa asnje meshire nga forcat e se mires. Sikurse ai edhe ky qe eshte ketu nder ne nuk do ti shpetoje ndeshkimit. Mullah Omaret kudo qe shfaqen kane fund.

