Ambasadorja e Suedisë përshëndet numrin e lartë të grave në qeveri: Më shumë se në çdo vend tjetër

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad, ka komentuar kabinetin e ri të qeverisë Rama 3.

Ajo shkruan se për herë të parë mbi 70% e kabinetit do të përbëhet nga gra, gjë të cilën Hastad e ka përshëndetur.

 

Hastad: Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%.

Ditën e sotme kryeministri Rama bëri në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, paraqiti emrat e rinj të qeverisë së mandatit të tretë, ku kishte 12 gra e 5 burra.