Lindita Nikolla merr stafetën e Ruçit, Arben Ahmetaj zv/ kryeministër

Lindita Nikolla do të marrë stafetën e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit.

“Shembull i ndershmërisë, shoqe e mirë e të gjithëve ne, e politikane karriere” tha Rama para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS.

Në një prononcim për medien në hollin e Pallatit të Kongreseve ku u mbajt Asambleja Kombëtare e PS-së, ajo ka treguar emocionet e para pas marrjes së këtij posti nga kryeministri Edi Rama.

Nikolla tha se do ta përmbushë me shumë përgjegjësi detyrën dhe do të përpiqet të përmbushë pritshmëritë e kryeministrit.

"I qasem me shumë përgjegjshmëri për të bërë më të mirën e mundshme, duke krijuar hapësirat së pari opozitës, për të shprehur mendimet e veta, por duke respektuar gjithçka që ai tempull meriton që nga rregullorja. Sot ajo që mund të them është fakti që jam e mbushur plot në mendje e zemër me një përgjegjësi të shtuar për të përmbushur pritshmëritë që kryetari Rama pati në këtë përzgjedhje"

Ndërkohë Arben Ahmetaj u emërua për të zëvendësuar Erjon Braçen në postin e zv/kryeministrit.