Rama u beson grave sekretariatet, post edhe 20-vjeçares Bojkena Basha

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sekretarët e rinj të partisë. Një vend të veçantë Rama u ka dhënë grave. Më e reja e prezantuar nga Rama është 20-vjeçarja Bojkena Basha.

Sekretariati i ri ekzekutiv do të ketë misionin më kompleks që një sekretariat ka pasur sepse duhet të merret çdo ditë me një ri-organizmi tërësor të partisë sapo të krijohet.  

“Burimet njerëzore, në kushtet kur pas kaq vitesh nuk kemi arritur të kemi një departament burimesh njerëzore, dhe kemi deri te boshllëqe të të dhënave dhe jo të kemi një politikë të mirëfilltë, Anila Denaj është njeriu i duhur. 

Dua të besoj se Etilda Gjonaj është e duhura për të marrë rolin e sekretares së gruas. Të gjithë eksperiencën e saj si aktiviste dhe në dikasterin e  drejtësisë.

Romina Kuko ka krijuar një eksperiencë të dobishme bashkëpunimi me ndërkombëtarët do të jetë sekretare e re e marrëdhënieve me jashtë.

E fundit është edhe hallka më e dobët e punës së deritanishme, puna e partisë me rininë, dua t’ia besoj një vullnetareje 20 vjeç që spikati në fushatën e fundit dhe që është një studente, Bojkena Basha/OraNews/