Rama dy fjalë në Asamble dhe për patronzhistët: "Mund të mbetet në rrugë pa benzinë nëse .... "

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së ka tërhequr vëmendjen tek domosdoshmëria e riorganizmit të PS-së.

Nëse nuk doni që PS në një ditë aspak të bukur të bëhet një azil pleqsh duhet të veprojmë sot. Pa menduar që kjo nuk do të ndodhë në kohën që ne kemi. Nuk do të ndodhë, por mund të ndodhë shumë më shpejt sesa parafytyrimi” tha Rama.

Madje ai shtoi se pa një qasje të re edhe makineria e pathyeshme e patronazhistëve rrezikon ti lërë në rrugë.

“ Edhe makineria jonë e pathuyeshme elektorale rrezikon të mbetet në rrugë pa benzinë në pamundësi për të rendur më tutje por edhe kjo parti rrezikon të katandiset si motrat e veta kashtë dhe koqe, pa kokë dhe pa krahët e saj. Atëherë politikën shqiptare …do ta merrte për fare në rrugën e djallit lumi i dhumit që sjell delja mbi kokën e zgjedhësve e lloj lloj sharlatanëve e pelivanëve.

Ka një arsye pse kjo parti arrin ku parti të tjera nuk arrijnë e nuk e kuptojnë më, sepse ne ende sot kemi lidhjet me njerëzit por nuk janë lidhjet që kanë garancinë afatgjatë, janë lidhje që mund të këputen nga viti në vit, e nëse këputen bëhen të pangjitshme. Mjafton të hidhni sytë në Europë të shikoni ku kanë përfunduar PS-te"