Ndryshime në kupolën e PS-së, Ministrat e "Rama 2", bëhen sekretarë në PS. Gjiknuri - sek.i Përgjithshëm, Klosi,sek. organizativ. Poste dhe për Gjonaj e Denaj
Me dy kuti votimi në krah si simbol i marrjes së mandatit të tretë, në një sallë që i ngjasonte më shumë formatit Black Box, kryesocialisti Edi Rama sqaroi për 74 minuta strategjinë që do të ndiqet në mandatin e tretë, por dhe nisjen e sfidës për mandatin e katërt.
“Askush nuk na mund dot ne sa të kemi në vend të opozitës këtë krijesën amorfe me atë dhëmballën e prishur që quhet PD”
I bindur se opozita aktuale nuk mund ta rrëzojë, rama paralajmëron se Rreziku më i madh është nga vetvetja
“Edhe kjo parti rrezikon të katandiset si simotrat, kashtë e koqe” tha Rama para pjesëmarrësve në Asamblenë Kombëtare të PS-së mbledhur sot paradite në Pallatin e Kongreseve.
Sekretariatet e PS: Heq Ballen vë Gjiknurin
PS do të organizohet nga sekretariati në krye të të cilit nuk do të jetë Taulant Balla.
“Të dy ngarkesa kaq të rëndësishme nuk mund të mbahen dot nga një person”
Rezultatet në Vlorë kanë bërë që Damian Gjiknuri të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Socialistëve
Damian Gjiknuri do mbulojë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së
Blendi Klosi do të jetë Sekretar Organizativ i PS.
Anila Denaj do të jetë drejtuese e Burimeve Njerëze në PS
Etjen Xhafa do të jetë Sekretari Dixhital i PS
Etilda Gjonaj do të jetë sekretare e Gruas ne PS
Sekretarët do të votohen pas 100 ditësh, por dhe në prezantimin e tyre Rama nuk i ndaloi thumbat ndaj Bashës.
Ndryshojnë drejtuesit politikë të qarqeve
Rama ka vendosur dhe ndryshime në drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët do të kenë dhe detyrën e takimeve. Taulant Ballën e vendosi në Fier ndërsa Damian Gjiknurin në Elbasan. Vlorën ia jep Arben Ahmetajt ndërsa Kukësin Elisa Spiropalit.
Taulant Balla - Drejtues politik në qarkun Fier
Elbasan- Damian Gjiknuri
Vlorë- Arben Ahmetaj
Shkodër-Edona Bilali
Kukës- Elisa Spiropali
Durrës -Ardian Çela
Berat -Bledi Çuçi
Gjirokastër -Mirela Kumbaro
Dibër -Ulsi Manja
Lezhë -Blendi Klosi
Tiranë -Erion Veliaj
Erjon Braçe nuk do të jetë pjesë e qeverisë, por Rama e nominoi në 10 burrat që sfidojnë për 6 vende në Kryesinë Socialiste
