Rama paralajmëron reformim të PS: Strukturat malinje duhen larguar menjëherë

Kryeministri Rama tha gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, teksa pritet të zbulohen edhe emrat e ministrave, se partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash.

Gjithashtu kryeministri tha se partia nuk mund të zgjohet vetëm për zgjedhje. 

Rama: “Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. Grupet e priviligjuara të mos kthehen në struktura keqbërëse. E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komunitetit ngjan si një cop e filmit ‘koncert në vitin 1936.

I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit prej gjëndrave malinje pasi krijohen dhe zhvillohen pasi shtyhet pafundësisht në kohë kura e duhur me justifikimin se nuk është ky momenti. Ngjajmë si një cirk pelivanësh në sytë e publikut dhe të rinjtë ndihen gjithmonë e më larg politikës.”/OraNews/