"Çakej, agallarë provincialë, figura të konsumuara, cirk pelivanësh" Për kë po flet Rama në Asamblenë e PS?
Në fjalimin e tij në Asamblene e PS-së Rama foli për nevojën e një "force të re politike", ku duhet të mbahen larg figurat si çakej, agallarë provincialë, figura të konsumuara, cirk pelivanësh.
Një partia enuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet, tha Rama.
Duhet riorganizim tërësor të forcave në territor por dhe të përmbajtësisë nënvizoi kryeministri duke theksuar se është e domosdoshme krijimi i një Akademie Politike.
Për kë po flet Rama në Asamblenë e PS?
Rama:" Përmirësimet kanë qenë gjithnjë të pamjaftueshme dhe fatkeqësisht rezultatet janë në lartësinë e duhur, janë justifikuar gjithmonë njësoj ndërkohë që vitet kalojnë. Jo po nuk është kollaj të gjesh njerëz të rinj, jo po mos i prishen ekuilibrat se po vijnë zgjedhjet, jo po mos i ngarkojmë njerëzit, jo po na mërzitën ata poshtë e pastaj nuk motivohen për zgjedhje, jo po nuk të afrohen njerëzit po nuk u dhe punë shteti, jo po rinia është indiferente e nuk do të merret me punë partie, jo po te zona ime nuk duan gra nëpër këmbë, jo po statuti, jo po kryetari i bashkisë, jo po dua mbështetje nga lart, jo po ç'deshi ai te zona ime, jo po se doja atë të vinte te lagjja ime, jo po ai pi kafe te lokali i PD-së, jo po, jo po, jo po...
Nuk është fare e lehtë, por të harrosh një qëllim kaq themelor për shëndetin e një partie politike si e jona për vlerën e kapitalit njerëzor të një partie politike për gjykimin e saj nga publiku siç është fillimi i transformimit të vazhdueshëm të partisë në një komunitet të gjallë vlerash dhe qëllimesh shoqërore është si të pajtohesh qorrazi me vetë-kyçjen brenda një rrethi vicioz.
Sukses afatgjatë do të thotë sukses i partisë përtej çdo individi. Duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që kërkon arritja e këtij qëllimi partia pastaj merret peng nga qerthujt e mbyllur, rrethet e të privilegjjuarve brenda asaj, nga agallëku provincial në komunitet, nga figura të konsumuara apo pa cilësitë e nevojshme për tu dhënë të tjerëve një mesazh jo me fjalë por me figurën e tyre në krye të organizatave deri në krye të bashkive.
I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit të gjëndrave malinje që krijohen e zhvillohen sepse shtyhet pafundësisht në kohë kura e duhur gjithmonë me justitifikimin nuk është ky momenti më vonë. Kjo inerci vetëmjaftueshmërie.
Ngjajmë me një cirk pelivanësh në sytë e publikut e tu duket si punë çakejsh në sytë më të rinjve që ndihen gjithmonë e më larg politikës. Partia nuk mund të zgjohete vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe as të mbahet gjallë kur vijnë zgjedhjet si moçal interesash.
E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalet tanë, pasqyra partive shqiptare në pushtet qysh prej 30 vitesh në sytë e komunitetit të Shqipërisë janë si një copë e filmit koncert në vitin '36. Në vend të asaj parisë në film ku një tufë drejtorësh dhe shefësh, të cilët rendin ta rrethojnë deputetin, apo të deleguarin, sapo t'u shfaqet në territor. Dhe të gjithë bashkë pastaj rrethojnë kryetarin e partisë, kur zbret drejtor. Ai rreth privilegjuarish, nuk flas për individë, flas për strukturën keqbërëse, është një nga armiqtë i një transferim jetik, që ne na duhet me do e mos.
Nëse duam një parti që të rifitojë besimin e shqiptarëve, por jo vetëm kaq. Shëmbëlltyra e asaj parije të kapardisur nëpër rrugë e nëpër kafene duhet zhdukur nga sytë e popullit. Nëse duan shqiptarët të na afrohen, shumë më shumë, mes dy palë zgjedhjeve dhe nëse duan Shqipëria e kësaj periudhe të historisë me fatin ta shkruajmë për aq sa na takon.
Pas dy zgjedhjesh jemi ngjitur vërtetë në majën ku neve na takon. Pastaj të kalojmë stafetën te brezat e tjerë, do ta çojmë në tjera maja më lartë. Nuk bie në dyshim që makineria zgjedhore e një partie është e patjetërsueshme. Padiskutim një parti e madhe që nuk fiton dot zgjedhjet nuk ka si vë dot në jetë, pothuajse asgjë për ato për të cilat është krijuar.
Nuk ka më keq se sa një parti e madhe lidhet me një zinxhirë të pandërprerë humbjesh."