Rama: Partitë i japin qytetarëve shembujt më të shëmtuar të vulgaritetit, tangërllikut dhe provincializmit
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS u shpreh se partitë fillimisht janë hapësira publike dhe gjithçka për mirë apo për keq fillon nga ajo.
Rama u shpreh se partitë u japin qytetarëve shembujt më të shëmtuar të vulgaritetit, të tangërllëkut dhe të provinclializimit kapardisur.
Rama: "Reduktimi i partisë në një armatë rezervistësh vetëm për zgjedhje jo vetëm që i heq asaj një ushqim jetik me aspiratat dhe me kritikat e zgjedhësve, jo vetëm që i këput lidhjet e saj me ngrehinën e bindjeve morale të zgjedhësve por edhe zgjeron vijimësisht hendekun mes partive dhe qytetarëve jo militantë, sidomos atyre më ët rinjve të cilët në një pjesë të madhe sot vazhdojnë votojnë sipas traditës familjare. Në këtë kohë kur jeta e fëmijëve tanë është e kërcënuar nga eleminimi social për shkak të zhytjes dhe të mbytjes në mroklat që e transferojnë trurin gjetkë do të shkojë duke rënë, pra vota për traditë familjare.
Kjo i bën partitë gjithnjë e më të huaja për qytetarët. Partitë u japin qytetarëve shembujt më të shëmtuar të vulgaritetit, të tangërllikut, të provinclializimit kapardisur. Natyrisht e gjitha kjo fillon nga ne, qoftë për keq qoftë për mirë nëse duam ta adresojmë. Partitë janë hapësira publike në radhë të parë, njerëz me parafytyrime dhe angazhime të përbashkëta. "
