Lefter Koka dha dorëheqjen, Bushati: Në PS ka vend për shumë poste e detyra

PS ka vend për shumë detyra e poste të tjera. Kështu deklaroi Ervin Bushati, ish deputeti i PS-së dhe njëkohësisht kreu i PS-së për Tiranën teksa u pyet për dorëheqjen e Lefter Kokës nga mandate i PS-së, ditën kur presidenti Meta dekretoi mbledhjen e parlamentit.

Ai e quan vendim personal të Kokës.

“Është vendim personal. Deputeti është shprehur vetë. Është vendimi i tij i gjykuar drejtë. Ka vend në PS për shumë poste e detyra të ndryshme. PS ka një stol të gjerë e të thellë”

Sa i takon mbledhjes së asamblesë së PS ku do të prezantohen ministrat e rinj, Bushati tha se puna për këtë 4 vjeçar sapo a nisur.