Vidhet katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, dyshohet se dy persona ishin fshehur gjatë natës brenda Kishës

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë është grabitur gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Siç mund të shihet edhe nga këto pamje arka e katedrales, e cila ndodhej brenda objektit të kultit është hapur me forcë.

Paraprakisht dyshohet se kanë qenë dy persona të mitur që kanë kryer vjedhjen.

Policia njoftoi se janë grabitur dy arka ku besimtarët hidhnin lekët, ndërsa drejtuesit e katedrales ende nuk kanë dhënë një prononcim për ngjarjen dhe shumën e marrë.

Personat që kanë kryer aktin ende nuk janë identifikuar, ndërsa nuk dihet nëse kamerat e sigurisë së katedrales i kanë filmuar, gjë që mund të çojë në identifikimin e tyre.


Objektet e kultit në Korçë në vazhdimësi kanë rënë pre e grabitjeve, ku në shumicën e rasteve vjedhjet kanë mbetur pa autor.

Nga ana tjetër këto objekte kulti nuk e kanë vëmendjen e duhur as nga drejtuesit e tyre as nga institucionet, pasi pak ditë më parë në Kolonjë Brenda kishës u zbulua një gropë e madhe, ku disa persona kërkonin thesare.

Vidhet katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë,

Vidhet katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë,

Vidhet katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë,

Vidhet katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë,

/OraNews/