Fluks i madh në portin e Vlorës, qytetarët me orë të tëra pritje për tu larguar nga Shqipëria
Situata në portin e Vlorës edhe këtë mbrëmje të mërkure është shoqëruar me fluks të lartë qytetarësh të cilët kanë qëndruar në radhë për orë të tëra për tu nisur jashtë vendit.
Ata pas pritjes së gjatë janë shfaqur të lodhur dhe të rraskapitur duke pritur të vijë trageti i linjës.
Megjithëse porti i Vlorës punon me kapacitet të plotë sërish nuk arrihet të përballohet radha e gjatë e qytetarëve.
Nga pamjet e siguruara nga Ora News, duket qartë që mes tyre ka gra, fëmijë të vegjël dhe moshë e tretë.
Ata kanë vizituar Shqipërinë për pushime, por duket se largimi i tyre do të kalojë mes peripecive të shumta.
Ndërkohë, edhe pse nën frikën e variantit Selta, duket qartë nga pamjet që masat anticovid si mbajtja e maskës apo distancimi fizik nuk respektohen.



