Sot Asambleja e PS-së, Rama zbulon emrat e ministrave të "Kabinetit 3"
Sot mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste.
Mbledhja do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Pritet që sot kryeministri Edi Rama të shpallë ministrat e qeverisë së re, të mandatit të tretë.
Asambleja Kombëtare pritet të fillojë me fjalën e kryeministrit i cili do të diskutojë për pritshmëritë që ka nga qeveria Rama 3.
Deri më tani, Rama ka bërë të ditur se pjesë e kabinetit do të jetë Elisa Spiropali, duke e vlerësuar këtë të fundit për punën që ka bërë dhe Taulant Balla, raporton Ora News.
Kureshtja mbetet e lartë, pasi zoti Rama shpesh ka befasuar me përfshirjen në kabinet të personave dhe pa ndonjë lidhje të ngushte me partinë apo politikën, ndërkohë që një pjesë e mirë e ministrave, e ka mësuar në sallë emërimin, shkruante dje Zeri i Amerikes.

