Çejku: Merkeli në Shqipëri për bilancin e procesit të Berlinit, ka shumë rëndësi mesazhi i saj
Në një intervistë për RTV Ora, ambasadori Arben Çejku u shpreh se Shqipëria nuk duhet të ketë kapërcime në raport me fqinjët tanë.
Sipas tij, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkeli do të vizitojë Shqipëri në një vizitë bilanci në raport me procesin e Berlinit.
Çejku: Ne si Shqipëri nuk duhet të kemi kapërcime në raport me fqinjët tanë. Të gjithë fqinjët në lidhje me ne duhet të ndjehen të barabarta. Presidenti kroat ka bërë një paralajmërim elegant që Shqipëri të rrijë në karrigen e vet dhe të bëjë detyrat, sepse po bëjmë edhe zhurmë në klasë. Ndërkohë, Merkeli do të vizitojë Shqipëri në një vizitë bilanci në raport me procesin e Berlinit. Ne kemi një keqvendosje në raport me marrëdhënie diplomatike që mban presidenti dhe kryeministri. Merkeli në Shqipëri vjen në një takim në formatin e kryeministrin. Rëndësi ka mesazhi që do të japë Merkeli për procesin e Berlinit.
Çejku shtoi se të gjitha nismat për bashkëpunim mes vendeve janë të rëndësishme, por çdo nismë duhet të akomodohet në një proces që është më i rëndësishëm se sa nismat e politikës ditore.
Çejku: Të gjitha nismat për bashkëpunim mes vendeve janë të rëndësishme, por çdo nismë duhet të akomodohet dhe të vendoset në një proces që është më i rëndësishëm se sa nismat e politikës ditore. Ndërkohë, Rama është prezent në mediat botërore lidhur me pritjen e afganët është një gjë e mirë, por kjo ka nevojë për një sens mase, sepse nuk jemi të vetmit që po presim afganë. As nuk mund të përcaktojmë se sa e fortë është shtylla kurrizore e NATO-s. As nuk mund të kalojmë në vetëlavdata lidhur me këtë mikpritje.
