Zjarret masive në SHBA, flakët shkrumbojnë zonat turistike

Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar zonat turistike të Tahoe-së në Kaliforni dhe të Nevadës në Amerikë. Të paktën pesë persona janë lënduar, ndërsa rreth 53 000 banorë janë evakuuar për shkak të pranisë së flakëve dhe tymit.

Guvernatori i Nevadës, Steve Sisolak, shpalli të hënën gjendjen e jashtëzakonshme në zonat rreth Liqenit të Tahoe, pasi flakët e Caldor, që kishin nisur që me datë 14 Gusht u raportuan se po përhapeshin.

Zjarri masiv, tashmë ka djegur 491 shtëpi dhe 191 607 hektarë plotësisht ndërkohë që rreth 40 godina e ambiente të tjera janë dëmtuar dhe mijëra të tjera janë të kërcënuara.

Sipas Shefit të Zjarrëfikësve, Chris Anthony, ndryshimet klimatike kanë kontribuuar në rënien e zjarreve të vazhdueshme në Kaliforni përfshirë edhe rastin e fundit.

"Ne po shohim zjarre të mëdha dhe shkatërrues që digjen në të gjithë Kaliforninë në një bazë shumë më të shpeshtë. Tendencat e qarta lidhen me erërat e forta, thatësirën, ndryshimin e klimës. Fatkeqësisht, këta faktorë kontribuojnë dhe është e vështirë t’u bëhet rezistencë, ashtu sic po e shohim me Zjarrin Caldor", ka deklaruar ai,

Kalifornia vuan thatësirën ekstreme, ku ka mbi 13 vatra të mëdha që digjën në mënyrë aktive. Zjarri Caldor, renditet si i 17-ti për nga përmasat ndërsa më i madhi i regjistruar është Dixi Fire që ka qendruar aktiv për 46 ditë.