Kriza ushqimore në Afganistan, frika për të nesërmen pa amerikanët

Vazhdojnë festimet në Kabul dhe pothuajse në të gjithë Afganistanin, pas largimit të trupave amerikanë nga vendi, pas 20 vitesh luftë.

Tërheqja e forcave ushtarake nga Afganistani shënoi fitoren triumfuese për ekstremistët talibanë.

Sidoqoftë, paqja në një vend si Afganistani është më shumë një simbol metaforik  sesa  realitet, siç pretendon perëndimi.

Sepse ndërsa talibanët parakalojnë në rrugët e Kandahar dhe Kabul, me karrocat e tyre të ngarkuara me luftëtarë të armatosur , qytetarët përballen me kushtet e mjerurshme të varfërisë. .

Frika e Kombeve të Bashkuara se në Afganistan ka  një krizë të vazhdueshme humanitare nuk është e  pabazë.

 Pak ditë më parë, ekonomia e vendit bazohej kryesisht në ndihmën e huaj. Por tani rrjedha e parave është ndërprerë dhe banorët thirren të përballen me kushtet që e bëjnë të vështirë qasjen në mallrat bazike dhe nevoja themelore.

Mbijetesa për miliona afganë është një betejë që duhet ta fitojnë nga dita në ditë.

 90% e një popullsie prej rreth 38 milionë njerëz kanë një shumë prej më pak se 2 euro në dispozicion për të mbuluar nevojat e tyre themelore të jetesës. 

 

Një e treta e afganëve janë nën kufirin e varfërisë,  në nivelin e alarmit të urisë. Ka mungesa serioze në ushqim, ndërsa likuiditeti në para është jashtëzakonisht i kufizuar.

Bankat janë të mbyllura dhe as ata afganë që kanë pak kapital në kursime nuk mund t'i përdorin. Dhe kjo është arsyeja pse ata i drejtohen shitjes së aseteve dhe shkëmbimit të mallrave.

Në të njëjtën kohë, talibanët po njoftojnë se procesi i formimit të një qeverie  është 90-95% i përfunduar dhe se përbërja e stafit që do të udhëheqë Afganistanin e shpërbërë do të shpallet shumë shpejt

Këtë e tha një nga udhëheqësit kryesorë të talibanëve, Anas Haqqani Qeveria e re gjithashtu pritet të sigurojë që të mos ketë shkelje të drejtave të grave, edhe pse theksohet se trajtimi i grave do të qeveriset nga ligji islam.