Video/ Shimpazeja imiton turistin, momenti epik kur bën “pompa”
"Unë dua të jem si ju!"
Ky është momenti komik kur një shimpaze imitoi veprimet e një turisti që bënte pompa në një kopsht zoologjik.
Pamjet e xhiruara në qytetin Chongqing në Kinën jugperëndimore tregojnë shimpanzenë 20-vjeçare Yu Hui që imiton veprimet e turistit, ndërsa ai shtyn duart drejt xhamit dhe kryen një seri “pompash”.
Primati i zgjuar vazhdon të imitojë lëvizjet e stërvitjes para se të çohet dhe të pozojë për turmat e turistëve, raporton Ora News.
Shimpanzeja 20-vjeçare me emrin Yu Hui në vitin 2019 u filmua duke pastuar një bluzë të bardhë me një furçë dhe nëj sapun pasi pa rojën duke kryer të njëjtën punë.
Në vitin 2017, studiuesit në Suedi zbuluan se shimpanzeve i pëlqen të imitojnë njerëzit dhe shpesh përsëritin veprime të tilla si duartrokitja, goditja e kokës dhe kruajtja e sqetullave./OraNews/
