Video/ Para dhe pas uraganit, ja si përmbyten rrugët në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 08:48
Uragani Ida pushtoi të dielën (29 gusht) jugun e Luizianës në SHBA, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe 2 viktima.
Një burrë 60-vjeçar vdiq në Ascension Parish pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tij, dhe një burrë u mbyt në New Orleans pasi u përpoq të ngiste makinën përmes ujërave, thanë zyrtarët.
Stuhia e fuqishme kaloi të dielën në shtetin e Luizianës në jug të Amerikës, me erëra që arrinin shpejtësinë 240 km për orë.
Në video duket se si reshjet e dendura përmbytin stacionin e zjarrëfikëseve brenda pak minutash.