Kapet në aeroport me 20 mijë cigare thotë se i do për veten e gruan
Një burrë në moshën 56-vjeçare, ka habitur me deklaratën e tij, pasi është kapur me 20 mijë cigare në dy valixhe në aeroportin e Luton,të Anglisë.
Mediat britanike, bëjnë me dije se burri i identifikuar si Peter Bojkun, ka deklaruar për mediat e huaja, se ai kishte blerë një sasi kaq të madhe cigaresh për shkak se ai së bashku me gruan e tij janë konsumues të rregullt.
Më tej ka thënë se të dy së bashku tymosin pesë pako në ditë, ndërsa ka shtuar se kishte blerë me shumicë cigare për t’i pirë ato gjatë dimrit.
Bojkin, nga Rugby, bleu cigare në Sllovaki, nga është me origjinë dhe ku paketat janë shumë më të lira.
“Unë kurrë nuk kam shitur cigare të cilat i kam sjell.Cigaret do të na kishin zgjatur katër muaj ose më pak”. - u shpreh ai.
Ai u kap gjithashtu duke dërguar cigare në Mbretërinë e Bashkuar më parë, megjithëse nuk u akuzua në ato raste.
Në Dover në vitin 2017 u kapën rreth 42,000 cigare, dhe në prill të vitit pasardhës u sekuestruan 21,000 cigare, së bashku me makinën e tij.

