Talibanët organizojnë ceremoni mortore fake për SHBA e NATO në Afganistan

Talibanët organizuan një ceremoni mortore fake për forcat e NATO-s dhe SHBA nga Afganistani.

Pamjet e publikuara në media ndërkombëtare tregojnë se në ceremoni ka pasur një numër të madh personash që mbanin në krahë arkivole të veshur me flamur britanik, francez dhe amerikan.

Ndërkohë që në sfond duket që në një ndërtesë valëvitet flamuri i talibanëve.