Biden: Kush kërcënon SHBA do ta paguajë, do mbështesim afganët përmes diplomacisë dhe ndihmës
Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një deklaratë që ka bërë për mediat, mbrëmjen e sotme ka paralajmëruar të gjithë ata që kërcënojnë Amerikën.
Ai është shprehur se nuk falin dhe nuk harrojnë teksa shton se kush kërcënon do e paguajë.
Ai thotë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë afganët përmes diplomacisë dhe ndihmës.
"Ne nuk do të falim, harrojmë, ne do t'ju gjuajmë deri në skajet e tokës dhe ju do të paguani çmimin përfundimtar. Unë kam qenë i qartë se të drejtat e njeriut do të jenë në qendër të politikës së jashtme", thotë ai.
Më tej është shprehur se megjithëse SHBA ka tërhequr trupat e saj nga Afganistani, do të punojë për të siguruar që talibanët të përmbushin premtimet e tyre, përfshirë sigurimin e kalimit të sigurt për ata që duan të largohen nga vendi.
"Rezoluta dërgon një mesazh të qartë të asaj që bashkësia ndërkombëtare pret që talibanët të ndërmarrin në vijim, veçanërisht lirinë e udhëtimit, lirinë e evakuimi. Ne jemi bashkuar mbi 100 vende që janë të vendosur të sigurohen që talebanët të mbajnë premtimet”, tha Biden
