Pamje tronditëse/ Talibanët varin qytetarin në helikopter dhe fluturojnë mbi Afganistan (Video)

Një video tronditëse, ku shihet një burrë i varur në helikopterë ka shokuar qindra njerëz.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se talibanët të cilët kanë pushtuar Afganistanin kanë "fluturuar" me një helikopter amerikan Black Hawk, ku kanë varur një burrë emri i të cilit nuk dihet. 

Tani për tani, helikopterët e Forcave Ajrore të Emirateve po fluturojnë mbi qytetin e Kandahar dhe po kryejnë patrullime, " thanë talibanët në Twitter.

Deri më tani nuk dihet nëse burri që shihet i varur është gjallë apo jo.

Siç raportojnë mediat burri besohet se ka punuar si përkthyes për Shtetet e Bashkuara.

Pamje tronditëse/  Talibanët varin qytetarin në helikopter dhe

Kujtojmë se ditën e djeshme nga aeroporti i Kabulit u largua dhe avioni i fundit i SHBA .