Shtohen rastet me Covid-19, BE “mbyll” kufirin me SHBA
Teksa rastet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rriten, Bashkimi Evropian ka vendosur kufizimin e udhëtimeve nga SHBA.
Udhëzimet e së hënës nga Unioni Evropian përmbysin këshillat e muajit qershor që hoqën kufizimet për udhëtarët amerikanë përpara sezonit të turizmit.
Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu janë hequr nga lista e udhëtimeve të sigurta të BE -së.
Shtetet individuale do t'u lejohet të vendosin nëse dëshirojnë akoma të lejojnë vizitorët amerikanë me dëshmi të vaksinimit, teste negative ose karantinë.
Vala e fundit, e nxitur nga varianti Delta, është më e rënda në jug të SHBA, por rastet po rriten në mbarë vendin. Mesatarja ditore për shtrimet ne spitale i ka kaluar 100,000, për herë të parë që nga dimri i kaluar.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Florida ka më shumë se 16,000 pacientë Covid -19 në spital e ndjekur nga Teksasi dhe Kalifornia, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.
Shkalla e vdekjeve është rritur gjithashtu - duke arritur një mesatare prej më shumë se 1.000 në ditë. Por pak më shumë se gjysma e të gjithë amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19.
Me miratimin e plotë të vaksinës Pfizer nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave javën e kaluar, administrata Biden ka dyfishuar përpjekjet e saj për të rritur normat e vaksinimit, teksa ka paralajmëruar edhe përcaktimin si detyruese për disa kategori.

