SHBA: Punonjësit e AstraZeneca do të vaksinohen me Pfizer, Moderna ose Johnson & Johnson

Kompania farmaceutike britaniko-suedeze, AstraZeneca, kërkon që punonjësit e saj në SHBA të vaksinohen kundër koronavirusit nëse dëshirojnë  të kthehen në punë.

Punonjësit e saj duhet të vaksinohen me njërën nga vaksinat  konkurrues: Pfizer , Moderna ose Johnson & Johnson.

"Ne do të kërkojmë që të gjithë punonjësit e AstraZeneca në Shtetet e Bashkuara të cilët nuk punojnë nga shtëpia  të vaksinohen kundër COVID-19,"  tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë në The Hill.

Edhe pse AstraZeneca ka vaksinën e vet të miratuar nga vendi për Covid, injeksioni nuk ka marrë ende dritën jeshile nga autoritetet shëndetësore të Uashingtonit.

Kjo do të thotë se punonjësit e kompanisë farmaceutike në SHBA duhet të bëjnë një nga vaksinat e kompanive konkurruese: Pfizer, Moderna ose Johnson & Johnson, nënvizon uebfaqja "The Hill".

Vlen të përmendet se vaksina AstraZeneca COVID-19 është një nga katër të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).