Video/ I mban kudo nëpër trup, “mbreti” i bletëve pretendon se nuk e kanë pickuar kurrë
Një burrë që e përshkruan veten si “Mbreti i Bletëve” pohon se ai kurrë nuk është pickuar pavarësisht se ecën rregullisht me mijëra bletë që zvarriten mbi trupin e tij të pambrojtur.
Ndayisaba, një bletar nga Republika qendrore afrikane e Ruandës, është duke u kujdesur për bletët që kur ishte fëmijë, por ka fituar famë pasi një seri fotografish ku shfaqet i veshur me një "pallto" bletësh u shfaqën në mediet sociale.
Ndayisaba shpjegon: "Për të kontrolluar bletët, së pari duhet të kërkoj bletën mbretëreshë. Pastaj e vendosa mbretëreshën në trupin tim për të tërhequr bletët e tjera."
Ndayisaba shtoi me qetësi: "Unë jam shumë i njohur për bletarinë, ata kurrë nuk më pickojnë."

Ai thotë: "Njerëzit nuk shqetësohen nga kjo. Kjo i bën ata më të lumtur dhe duan që unë t'i mësoj. Ata nuk kanë frikë, gjithçka që duan është të mësojnë në mënyrë që të fillojnë të mbajnë vetë bletët," shkruan DailyStar.
Ndayisaba thotë se, përveç popullaritetit që ka fituar, aftësia e tij e pazakontë e ka ndihmuar atë të bëjë një jetesë të mirë përmes shitjes së mjaltit./OraNews/



