Kompania 'Nike' u jep punonjësve një javë pushim: Kaluam një vit të vështirë

Kompania amerika “Nike” me bazë në Oregon u ka dhënë një javë pushim punonjësve të saj për të mbështetur shëndetin e tyre mendor, përpara kthimit në zyrë në shtator. Arsyeja lidhet me vitin e vështirë të pandemisë, që ka shkaktuar shqetësime për të gjithë njerëzit në mbarë botën.

"Merrni kohë për t'u çlodhur, për t'u çliruar dhe për të kaluar kohë me të dashurit tuaj," tha kreu i njohurive të firmës, Matt Marrazzo në një mesazh për stafin.

Një numër në rritje i punonjësve kanë raportuar se ndihen të lodhur ndërsa pandemia zvarritet dhe shumë vazhdojnë të punojnë nga shtëpia.

Firmat e mëdha amerikane si Apple, Uber dhe banka Wells Fargo gjithashtu kanë shtyrë planet për kthimin e personelit në zyrë pasi infeksionet po rriten në të gjithë SHBA.

Duke bërë njoftimin në Linkedin javën e kaluar, Marrazzo i tha stafit të Nike: "Mos punoni" - duke shtuar se viti i kaluar ishte "i vrazhdë" dhe ata "po jetonin një ngjarje traumatike".

Sipas raporteve, kompania Nike ka pasur një vit të suksesshëm, me shitjet të shumta dhe aksionet që janë rritur me 20%.