Rama: Shteti ka shlyer borxhin moral e financiar ndaj atyre që përjetuan tmerrin e burgjeve komuniste

Ditën e sotme është hapur ekspozita e “SIGURIMI NË FJALËT E VETA” ku përmes dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit del në dritë një tjetër copëz e historisë rrënqethëse të viktimave të diktaturës.

Një nga prej të persekutarëve i cili sipas tij ka qëndruar 24 vite në burgje, në fjalën që ka mbajtur, i ka kërkuar Kryeministrit që të ketë një dëmshpërblim.

“Duke shprehur një respekt për shoqatën antikomuniste të persekutuarëve, dëshirojë të falenderoj nismëtarët e këtij autoriteti. Me këtë histori Korça e ndjeu rëndë sondën e hekurt të diktaturës. Gjithsesi lë për të dëshiruar edhe gjetja e eshtrave të pushkatuarve, me gjyq apo pa gjyq. Në 1993 u krijua një komision dhe mundëm të zbulonim disa vare të veçanta apo të përbashkëta, ku ishin martirët. Janë shumë martirë që ende nuk kemi gjetur eshtrat. Duhen gjetur eshtrat e të vrarëve në kufi, të cilën vdiqën në kufi. Duhen gjetur eshtrat e të pushkatuarve. Emrat e tyre do të shkruhen me shkronja të arta në shkëmbijtë e pavdekshëm. Ne nuk po kërkojmë eshtrat.

Unë 24 vjet të jetës time i kalova burgjeve. Edhe një diçka do i thosha Zotit Kryeministër, në mënyrë të veçantë, unë kam punuar në Spaç 8 vite nuk lëviza që andej. Shkoj marr dokumentin që kam qenë në Spaç, dhe fletën e lirimit, ata të Korçës,më thanë që na e sill të shohim mos ke qenë në galeri apo kuzhineri. Ç farë të them unë tani. Ligjin e dini vet. Edhe punëtor të kisha qenë. Shikojeni njëherë këtë. Unë jam 82 vite, se di edhe sa do rrojë .”- është shprehur ai.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur duke i thënë se të gjithë ata që kanë vuajtur ferrin e burgjeve të komunizmit dhe që janë ende gjallë, ua kanë shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit.

Më tej Rama u shpreh se historia e gjithë persekutimeve të diktaturës përtej përjetimeve personale është me një vlerë të jashtëzakonshme për ndërgjegjen shoqërore dhe gjeneratat e tjera, si dëshmi. 

"Përfitoj nga rasti për t’i shprehur ngushëllimet familjes Sherif Merdanit për ndarjen nga jeta. E kam njohur pak por ruaj një kujtim shumë të mirë prej tij. Përsa i përket çështjes që u ngrit është si hallkë e zinxhirit të çështjeve prej shumë vitesh, faktikisht sot që flasim besoj që ne mund të jemi krenarë për faktin që së paku të gjithë atyre që vuajtën në ferrin e burgjeve të komunizmit dhe që janë ende gjallë ua kemi shlyer plotësisht detyrimin e marrë përsipër nga shteti në formën e dëmshpërblimit. 

Ndërkohë ata që kanë pasur edhe punë të rënda siç është fjala për punën në minierë në periudhën e vuajtjes së dënimit, problematika që ka të bëj me pensionin është një problematikë sa absurd po aq e lidhur me aspektet e ligjit. Në raport me të gjithë ata që vuajtën personalisht në burgjet komuniste dhe që patën fatin të dalin gjallë prej tyre ne e kemi shlyer at borxh të madh moral financiar por edhe atë financiar të pashlyer prej shumë vitesh. 

Është një dhimbje e posaçme po të marrësh parasysh që janë akoma shumë familje që nuk arrijnë dot të kenë një vend për të shkuar dhe për të kujtuar të afërmit apo paraardhësit e tyre për shkak se nuk gjenden eshtrat. Është e pakuptueshme e gjithë koha e humbur sidomos në vitin 2019 kur mundësitë ishin shumë të mëdha. Them se historia e gjithë persekutimeve dhe torturave të diktaturës është një histori vuajtje me një vlerë të jashtëzakonshme për gjeneratat e tjera, për ata më të rinj që lindën në periudhën e komunizmit. Komunizmi tregim nga librat apo të moshuarve prandaj ne jemi përpjekur që të këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të së ardhmes dhe atyre që janë prekur prej saj. 

Jemi përpjekur që këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të së ardhmes dhe jo thjesht në funksion të gjithë atyre që janë të prekur drejtpërdrejt prej saj. Kjo ekspozitë është kontribut modest por i rëndësishme në vazhdën e kësaj përpjekje. Sot Shqipëria ka arritur të vendosë disa pika referimi për të shkuarën, të cilat janë pika referimi fizike, dhe të prekshme dhe jo thjesht të shkruara. "- tha Rama.