Foto që do të mbetet në histori/ Ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani

Ushtria amerikane ka shpërndarë në mediet sociale një fotografi, ku sipas tyre është fotografuar ushtari i fundit amerikan që u largua nga Kabuli mbrëmë, duke shënuar  fundin e luftës 20-vjeçare në Afganistan.

Gjenerali, Chris Donahue, është fotografuar duke hipur në avionin e fundit, që u nis mbrëmjen e së hënës nga kryeqyteti afgan, Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai.

"Ushtari i fundit amerikan është larguar nga Afganistani, " shkruan USCENTCOM përmes Twitter-it.

Tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane nga Afganistani përfundoi dje. Fluturimi i fundit u nis nga Kabuli pak para mesnatës.

Foto që do të mbetet në histori/ Ushtari i fundit amerikan
Gjenerali Chris Donahue

I diplomuar në akademinë elitare ushtarake në West Point, Donahue, tani një gjeneral me dy yje, ka pasur një karrierë të gjatë dhe të shquar në forcat e armatosura amerikane.

Ai drejtoi skuadrën Delta Force në Afganistan gjatë misionit të ashtuquajtur "rritje" në 2011, dhe ishte komandanti kryesor i operacioneve speciale atje në 2019-20.

Dohanue është gjithashtu një veteran i luftës në Irak në 2003-11.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj lanë Afganistanin në duart e talibanëve.

Shtetet e Bashkuara kanë pësuar më së shumti viktima nga të gjitha vendet e koalicionit ndërkombëtar të përfshirë në konflikt: më shumë se 2,460 anëtarë të ushtrisë amerikane janë vrarë gjatë luftës më të gjatë në historinë amerikane.