Vendimi i Komitetit të Ekspertëve/ Domi: Masat duhet të ishin marrë dy muaj më parë, tani s’kanë vlerë
I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, mjeku Arban Domi,ka komentuar situatën epidemiologjike në vend dhe vendimin e Komitetit të Ekspertët për shtrëngimin e disa masave kufizuese për përhapjen e Covid-19.
Ai është shprehur se masat që janë marrë në Shqipëri, duhet të ishin vendosur që në Qershor, pasi sipas tij tashmë nuk kanë më vlerë, duke qenë se variant Delta është prezent në vendin tonë.
Domi thekson se ekspertët sugjeruan që në Qershor të merren masa kufizuese, por që nuk u dëgjuan nga autoritetet përkatëse.
"Kjo masë është të paktën dy muaj me vonesë. Në muajin qershor shumë ekspertë propozuam ose sugjeruam nëpërmjet mediave që të ndiqej shembulli i shteteve të tjera për përcaktimin e disa kushteve, veçanërisht gjatë periudhës verore ku një numër i madh turistësh erdhën në Shqipëri, por për fat të keq, nuk u dëgjua sugjerimi i ekspertëve të pavarur, dhe si pasojëdo të thoja që në momentin që merren këto masa janë të pavlefshme, për arsye se këto masa duhet të ishin marrë për parandalim, por në momentin që ky virus është në Shqipëri dhe në përmasa shumë të larta, mendoj se këto masa janë m,e një rëndësi të vogël.
Në qershor numrat në Shqipëri ishin shumë të ulët, për të mos thënë se ishin inekzistues për të mos thënë se inekzistues, dhe filloj rritja në fund të korrikut, dhe sigurisht që kur hyn një variant ose një virus, numrat fillojnë pas tre javësh."
Ai shton se masat nuk janë të bazuara në fakte shkencore teksa shton se ky vendim jomë kot vjen në këtë kohë, pasi sezoni turistik në shtator mbyllet.
"Këto masa duhet të ishin marrë dy muaj më parë dhe për momentin nuk i shoh si masa të zgjuara, ose të bazuara në faktet shkencore. Nuk janë të bazuara në anë shkencore, por më shumë janë për anë të tjera, mos të harrojmë që me 1 shtator ose me 6 shtator, kur fillojnë këto masa sezoni turistik mbyllet.
Nuk mendoj se duhet të merren masa ekstra për vetë faktin se variant ka hyrë në Shqipëri dhe të dhënat shkencore gjithnjë e më shumë bëjnë të ditur se ky variant përhapet shumë shpejt në masë të madhe njerëzish, por për fatin e mirë, ana klinike dhe pasoja për të infektuarit janë shumë më të ulëta se variantet e mëparshme."- tha ai.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.
