Të enjten mblidhet Asambleja PS, priten të zbulohen emrat e ministrave "Rama 3"

Partia Socialiste mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare ku pritet të dalin emrat e ministrave të rinj me të cilët do të marrë drejtimin e mandatit të tretë të qeverisjes.

në rendin e ditës është parashikuar që të mbajë fjalën edhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Gjithashtu pritet që të dalë dhe kryesia e re, drejtuesit politikë në qarqe dhe sekretariati ekzekutiv i partisë.

Javën e kaluar ndërsa bëri një bilanc për secilin ministër, nuk tha asnjë fjalë se cilin prej tyre do të marrë me vete në mandatin e tretë. Vendin e garantuar në këtë mandat e kanë Taulant Balla dhe Elisa Spiropali. Ato do të vazhdojë të mbajnë të njëjta detyra si në mandatin e kaluar.