A do ndryshojnë masat? Komiteti Teknik mblidhet ditën e sotme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Gusht 2021, 11:15
Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme, 30 gusht në orën 12:00.
Komiteti do të shqyrtojë situatën e epidemisë në vend dhe masat anticovid që janë në fuqi.
Aktualisht ora policore në vend vijon të jetë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika lejohet deri në 23:00.
Ditën e djeshme vendi ynë shënoi 768 raste të reja me Covid-19 dhe 2 viktima.
Aktualisht vijojnë të jenë aktivë 9230 persona me Covid./OraNews/
