Parku Kombëtar i Prespës nën pushtetin e flakëve prej 3 ditësh, e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit

Parku Kombëtar i Prespës prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve.

Zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek ndërkohë që është duke u punuar nga ana e zjarrfikëses se Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie.

Ndërhyrja është e vështirë pasi zjarri ndodhet në majën e malit "Ostoja", vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.

Deri me tani raportohet se situata vijon të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri.

Bimësia që po digjet janë shkurre. Nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri. Me urdhër të kryetarit të bashkisë greke të Prespës Panajotis Paskalidis janë vendosur në punë edhe forcat zjarrfikëse të kësaj bashkie, duke qenë se zjarri ndodhet në kufi./OraNews/

Parku Kombëtar i Prespës nën pushtetin e flakëve prej 3