Përplasen makinat në tunelin e Elbasanit, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në tunelin e Elbasanit.

Mësohet se janë përplasur 2 mjete. Tre ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë burime për Ora News bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Policia bën me dije se "aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan,  brenda në tunel.

Mjeti tip "Ford ", me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip "Audi",  me drejtues shtetasin O.Sh.,  30 vjeç, banues në Lushnjë . Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip "Ford", dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. "

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik në sensin Elbasan-Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojn për zbardhjen e shkaktut të aksidentit./OraNews/