Trafiku bllokon Tiranën: Një orë e gjysmë pritje nga sheshi "Shqiponja" tek Astiri
Të jesh drejtues i një automjeti në Tiranë është kthyer në sfidë më vete. Kjo e hënë ka krijuar kaos në trafik, sidomos ish-sheshi "Shqiponja" deri tek mbikalimi i Unazës së Re pranë Pallatit me Shigjeta duke shkaktuar stres, lodhje dhe pakanaqësi te drejtuesit e mjeteve. Madje dhe emigrantët e konsiderojnë të pashembullt gjithë trafikun. Kërkohet nga ana e shoferëve një skemë të posaçme për menaxhimin e trafikut.
Kaosi në trafik ka paralizuar qarkullimin në Tiranë. Në mesditë rradhë të gjata nga ish-sheshi "Shqiponja"deri tek mbikalimi i Unazës së Re, pranë pallatit e shigjeta kanë shkakuar stres, lodhje dhe pakanaqësi tek drejtuesit e mjeteve.
Vargu i makinave dëshmon mungesën e menaxhimit të lëvizjes së udhëtarëve që përdorin automjetet private.
Mjetet e tonazhit të rëndë dhe betonieret e rëndojnë më shumë qarkullimin, pasi ato kalojnë edhe përgjatë ditës nëpër Tiranë e janë të shumta në numër.
Shoferët flasin për pritje të gjata.
"Kam 1 orë e gjysmë që pres nga sheshi Shqiponja deri te rrethrrotullimi i Astirit."
"Tre orë në trafik."
Përditshmeria në Tiranë është kthyer në një sfidë më vete.
Qytetarët shpresojnë që të krijohet një skemë të re masash, pasi me ardhjen e shtatorit numri i automjeteve pritet të jetë më i lartë.
