Kule: Studentët të vaksinohen të nisim mësimin në auditore, mësimi online nga halli

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule u bën thirrje studentëve të vaksinohen si një kërkesë e domosdoshme për të filluar mësimin në auditore.

Kule e quajti të domosdoshëm vaksinimin për studentët ndërsa la të kuptohet se I gjithë stafi do të vaksinohet

“Është i domosdoshëm vaksinimi.  75 % e stafit akademik është i vaksinuar. Stafi është i përgjegjshëm që duhet të vaksinohet.

Kule i bërë thirrje të gjithë studentëve të fakultetit të Ekonomikut të vaksinohen.

“Thirrje të vaksinohen të gjithë studentët e fakultetit të Ekonomikut. Mezi po presim se një vit pa ta ishte jo eficente. Presim që të shoqëruar me vaksinimin total të nisim fizikisht dhe mësimin në auditore. Na mungon auditori dhe ne dhe studentëve. Mësimi online është mësim nga halli. Nga halli bëhet por ka nevojë edhe të legjitimohet”