Zgjedhjet në PD, Demalia citon Konicën: Shqipëri të kam dh… s’të kuptova asnjëherë
Publicisti, Ilir Demalia, duke komentuar zgjedhjen e organeve të reja drejtuese në Partinë Demokratike deklaron se me ekipin drejtues që zgjodhi Basha i siguroi vetes mandatin e katërt si kryetar i PD dhe po ashtu mandatin e katërt Ramës si kryeministër i vendit.
Për të përbledhur këto zhvillime, Demalia citon një nga vargjet më të famshme të Faik Konicës.
"“Shqipëri të kam dh… s’të kuptova asnjëherë.” Shkruante Faik Konica".
Lulzim Basha ka vendosur të drejtojë Partinë Demokratike në këtë mandat të tretë në opozitë me një ekip të ri.
Të hënën Këshilli Kombëtar do të votojë për nënkryetarët e rinj të cilët tashmë nuk do të jenë 2 por 4, për Kryesinë e re dhe për Sekretariatet.
Rtv Ora ka mësuar se 4 nënkryetarët e rinj do të jenë Enkeljed Alibeaj, i cili do të mbajë edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit, Alfred Rushaj, i cili do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar, dhe dy gra: Jorida Tabaku e Grida Duma.
