"Miliona euro për pastrimin e qytetit", Bogdani: Shërbimi nuk i justifikon lekët, ngrihen pikëpyetje për abuzim!

Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani me anë të një postimi në Facebook ka denoncuar

Bogdani shkruan se bashkia e Tiranës shpenzon miliona euro për pastrimin e qytetit, por kushtet e punës së punonjësve janë tërësisht çdo norme.

Ai gjithashtu ngre shqetësimin që qyteti pastrohet në mëngjes, në orën kur trafiku është në kulm.

Postimi i plotë:

"Bashkia e Tiranes paguan dhe shpenzon qindra milione Leke deri ne miliona Euro per 'pastrimin' e qytetit, nderkohe ja cilat jane kushtet ne te cilat pastrohet qyteti.

Ne rradhe te pare kjo eshte ne shkelje te cdo norme minimale te kushteve te punes! Punonjesit jane teresisht te pambrojtur, ne meshire te fatit!

Ne radhe te dyte, ky lloj sherbimi as nuk i shpjegon, as nuk i justifikon milionat qe shpenzohen, pra ngre pikepyetje per abuzim!

Ne radhe te trete, ora e videos eshte 8:20 AM, kur normalisht edhe trafiku eshte ne kulm!

Ka shume menyra per t'i sherbyer qytetit ne menyre te denje, me perkushtim ndaj qytetareve dhe punonjesve... Duhet thjesht te kesh vizionin per ta permiresuar qytetin dhe jo veç per ta vjedhur!"

"Miliona euro për pastrimin e qytetit", Bogdani: Shërbimi