Zbardhet plagosja në Berat: Pas 6 plumbave "borxhi" që 24 vjeçari u kishte shokëve të shtëpisë së barit

Zbardhet dosja hetimore e  ngjarjes se 19  gushtit ne lagjen "Deshmoret e Kombit"ku ngeli i plagosur nje 24 vjecar .

Një 24 vjeçar mbeti i plagosur në Berat në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e 18 gushtit 2021.

Tajar Fetiu u qëllua 6 herë me pistoletë, pranë banesës në lagjen "Dëshmorët e Kombit".

Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, që të dy banues në Berat u shpallwn në kërkim për atentatin si autorw tw dyshuar tw ngjarjes.

Ora News ka zbardhur dosjen  hetimore tw ngjarjes ku mbeti i plagosur 24-vjeçari.

Para një viti e gjysmë të tre punonin në shtëpi bari, më pas janë transferuar në Belgjikë dhe që prej andej janë larguar.

Sipas deklarimeve që Arnold Azizolli ka thënë bashkë me shokun e vet Amarildo Dule, Tajar Fetiu i kishte borxh  një shume lekesh.

Dy ditë para se të ndodhte ngjarja kanë debatuar në një lokal ne Uznovë për t'i kthyer leket i kishte borxh. Pas debatit janë konfliktuar dhe janë përleshur fizikisht në lokal, raporton Ora News.

Më pas Tajari kishte shkuar me kallash në lokalin e lagjes ku të dy shokët pinin kafe dhe nuk i kishte gjetur. Arnoldit dhe Amarildos i kishin thënë që erdhi Tajari me kallash në lokal për ju.

Të dy i kanë zënë pritë në lagjen "Dëshmorët e Kombit " dhe kanë debatuar të tre për leket qe i kishte borxh.

Aty janë konfliktuar duke e plagosur Tajarin.

Burime nga grupi hetimor thanë se pas plagosjes të dy autorët janë larguar jashtë Beratit ku janë kapur dhe nga kamerat me dy makina; një Range Rover dhe nje Volkswagen Touareg.

Policia e Beratit është duke punuar për zbardhjen e plote të ngjarjes dhe kapjen e autoreve të plagosjes me armë pistoletë të cilët janë shpallur në kërkim policor.

Tajar Fetiu është pyetur rreth ngjarjes a njihte personat dhe ai ka deklaruar se nuk i njihte./OraNews/