Çmontohet shtëpia e barit në Londër, arrestohet shqiptari: Do ndihmoja prindërit e sëmurë

Një fabrikë e madhe kanabisi me kapacitet për të prodhuar drogë me vlerë deri në një milion paund u zbulua nga policia e Londrës, në ndërtesën e një shkolle të vjetër, në Lumb Lane.

Si rrjedhojë është arrestuar shqiptari, Jetnor Cuka, i cili jetonte në Angli në mënyrë ilegale.

Atij iu dha dënim burg me kusht, pasi gjykatësi Neil Davey QC dëgjoi se si ishte mashtruar nga trafikantët që i premtuan të punonte në industrinë e ndërtimit.

Shqiptari u shpall  fajtor për prodhimin e kanabisit dhe qau në një lidhje video  me gjykatësin, pasi avokati i tij, Michael Blakey, shpjegoi se ai dëshironte të fitonte një jetesë të ndershme për t'i dërguar para prindërve të tij të moshuar dhe të sëmurë në Shqipëri.

Prokurori Mehran Nassiri tha se një pjesë e katit përdhes në ndërtesën e shkollës së vjetër ishte shndërruar në strehim banimi, me tre shtretër dhe një zonë kuzhine.

Kishte gjithsej 1,310 bimë kanabis në ambientet që përfshinin një kulturë të bimëve të mëdha dhe një kulture më të vogël  në papafingo.

 Cuka u shpreh se kishte jetuar në atë godinë për dy muaj dhe nuk kishte marrë asnjë pagesë.