Debati për kancelarinë gjermane, socialdemokratët mund të marrin pushtetin
Socialdemokratët gjermanë mund të marrin pushtetin siç e tregojnë intervistat apo edhe debati i fundit mes kandidatëve për kancelar. Kreu i PSD-së, Olaf Sholc, u rendit i pari të dielën sipas sondazheve, përpara rivales së Gjelbër dhe konservatorit Lashet nga CDU-ja.
Partia CDU e kancelares Angela Merkel vijon të shfaqet dobët në sytë e publikut gjerman, i cili tani po anon nga socialdemokratët.
Edhe në debatin e parë, sondazhet nxorën se Armin Lashet, kreu i kristiandemokratëve, nuk arriti sërish t'i japë një frymë të re fushatës, edhe pse e premtoi këtë përpara dy rivalëve.
"Vetë gjithmonë prirem nga erërat e kundërta. Edhe tani, besoj të gjithë e ndjejmë erën e ndryshimit që po na fryn fytyrës? Në këto momente na duhet vendosmëri, besueshmëri dhe një busull e brendshme."
Përballë tij debatuan të dielën socialdemokrati Olaf Sholc dhe bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër, Analena Berbok.
Sholci është kandidati më i pëlqyer dhe qëndroi i qetë përballë sulmeve politike, duke u fokusuar te temat si taksat dhe pensionet, dhe premtimi për një shoqëri të respektueshme.
Ambientalistja Berbok kritikoi përfaqësuesin e CDU-së se nuk ka një platformën të qartë për ta mbrojtur vendin nga ndryshimet klimatike.
Debati u fokusua edhe te çështjet e ditës, si kriza në Afganistan dhe evakuimet prej andej.
"Mendoj se edhe në të ardhmen do na duhet të kontribuojmë me ushtarët tanë për paqen dhe sigurinë në kuadër të BE-së, NATO-s dhe mandateve të OKB-së. Sigurisht, vendimet do duhet t'i peshojmë me kujdes dhe të sigurohemi që ushtria jonë të jetë e pajisur mirë."
"Javët e fundit qeveria juaj i është shmangur dhe në këtë debat po shokohem nga z.Shoc që nuk po e përmend fare faktin se Zyra jonë e Jashtme nuk ka nxjerrë viza për shtetasit afganë dhe nuk ka pasur koordinim për nxjerrjen e personave nga vendi. Çështjet e brendshme politike ju i vendosët mbi politikën e jashtme, dhe qeveria ime e re do ta ndryshojë këtë."
Gjermania i organizon zgjedhjet e përgjithshme më 26 shtator.
Gazeta "Bild am Sonntag" i renditi në fundjavë socialdemokratët të parët me 24% dhe CDU-CSU-së në 21%, ku ndryshimin e bëjnë personat mbi 60 vjeç të cilët preferojnë PSD-në, partinë më të vjetër gjermane.
Thesari qindra miliardësh i talibanëve
30 Gusht, 11:2


