Video/ Zjarri “pushton” ndërtesën 15-katëshe në Milano, evakuohen banorët

“Torre del Moro”, një pallat 15-katësh në Milano është përfshirë nga flakët ditën e djeshme, për shkaqe të cilat ende nuk janë bërë të njohura.

Mediet italiane raportojnë se banorët janë evakuuar që të gjithë dhe konstatohet se 20 prej tyre janë asfiksuar dhe po marrin ndihmën e specializuar mjekësore.

Mes të evakuuarve është edhe fituesi i festivalit të këngës “Sanremo” Mahmood.

Mësohet se flakët kanë filluar nga katet e sipërme dhe janë përhapur në katet e poshtme./OraNews/

Video/ Zjarri “pushton” ndërtesën 15-katëshe në

Video/ Zjarri “pushton” ndërtesën 15-katëshe në