Uragani 'Ida' në SHBA, regjistrohet viktima e parë, ndërpritet energjia elektrike
Energjia elektrike është ndërprerë në New Orelans të SHBA-ve, si pasojë e uraganit 'Ida' që goditi vendin të dielën, 29 gusht.
Autoritete vendase "kanë konfirmuar se New Orleans ka mbetur pa energji elektrike", tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare NOLA Ready në një deklaratë të përgatitur për reagim emergjent. "E vetmja energji elektrike në qytet vjen nga gjeneratorët," shtoi ai.
Energjia elektrike u ndërpre në të gjithë New Orleans dje të dielën në orën 19:00 (me orën lokale; 02:00 ora në Shqipëri), duke lënë pothuajse 700,000 konsumatorë pa energji elektrike, sipas faqes së internetit të Entergy.
Autoritetet në Luiziana gjithashtu njoftuan vdekjen e një personi për shkak të Uraganit Ida, pasi një u godit nga një pemë që ra nga erërat e forta.
Qendra Kombëtare e Uraganëve (NHC), pjesë e sistemit të Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA paralajmëroi se erërat e forta mund të vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje të shpejta.
Sipas NHC, 'Ida' ishte 65 kilometra në perëndim-jugperëndim të New Orleans, me erëra deri në 165 kilometra në orë.
Uragani pritet të dobësohet brenda 24 orëve të ardhshme.
Presidenti amerikan Joe Biden e ka shpallur Luizianën në gjendje katastrofe për të lehtësuar lirimin e parave federale dhe burimeve të tjera për të ndihmuar shtetin.

