VIDEO/ Kritikohet ashpër Joe Biden, shikon orën në ceremoninë e ushtarëve të vdekur nga sulmi në Kabul
Presidenti amerikan është kritikuar orët e fundit në mediet sociale, për shkak të një videoje ku sipas disave, është duke parë orën, gjatë ceremonisë për ushtarët e vdekur nga sulmi i përgjakshëm i ISIS -K, në Kabul.
Sipas Daily Mail, Joe Biden udhëtoi në Bazën e Forcave Ajrore Dover në Delaware të dielën në mëngjes për të marrë pjesë në një ceremoni në nder të ushtarëve amerikanë, që humbën jetën në sulmin e së enjtes së kaluar.
It's true. Joe Biden checked his watch during the dignified transfer of the servicemembers killing in Afghanistan at the airport. You can see him jerk his left hand to pull the watch out from under his sleeve, then look down at it. pic.twitter.com/M3QVzJbTIm
— Nicholas Fondacaro (@NickFondacaro) August 29, 2021
Arkivolet me trupat e 13 ushtarëve të vrarë në sulm mbërritën në Shtetet e Bashkuara të njëjtën ditë në një C-17 Globemaster dhe, natyrisht, presidenti amerikan duhej të ishte i pranishëm për t'i nderuar ata.
Sidoqoftë, sipas raportit, pak çaste pas përshëndetjes ushtarake në nder të 13 ushtarëve trima, presidenti amerikan u regjistrua në video "duke kontrolluar orën e tij", pa qenë në gjendje të thotë me siguri nëse ai vërtet bëri diçka të tillë, ose thjesht dukej kështu në kamera lëvizja e dorës së tij.


