Video/ Shikoni si 'fluturojnë' çatitë e shtëpive nga uragani Ida në SHBA

 

Pamjet e regjistruara nga  një aparat fotografik në një bankë në Port Fourchon, Luiziana, tregojnë fuqinë e madhe të Uraganit Ida, që goditi SHBA dit╒n e djeshme.

Stuhia e kategorisë 4 lëvizi përmes shtetit në veri, duke shkaktuar dëme në strukturë,  pemë të rrëzuara dhe një viktimë.

Më shumë se 1 milion njerëz në Luiziana kanë mbetur pa energji elektrike që kur Uragani Ida goditi shtetin, sipas PoëerOutage.us, i cili monitoron ndërprerjet e energjisë në Shtetet e Bashkuara.

Gjithsej 1,002,184  klientë të Kompanisë Elektrike të Luizianës kanë mbetur pa energji elektrike në orët e para të ditës së sotme, më 30 gusht, sipas faqes së internetit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka shpallur Luizianën në gjendje katastrofe të madhe dhe ka urdhëruar ndihmë federale për të mbështetur përpjekjet për rehabilitimin e zonave të prekura nga uragani Ida, njoftoi ai të dielën mbrëma.